Shumë njerëz duan një lëkurë pa të meta. Dhe këtu e kemi fjalën për rrudhat, shenjat apo aknet. Për ti luftuar këto të “këqija” ne kemi shumë mundësi.

Sot Shije ju propozon një mënyrë krejtësisht natyrale për të trajtuar fytyrën tuaj. Kjo do të shmangë tundimin për trajtimet e shtrenjta dhe shpesh jo të përballueshme për secilin prej nesh.

Aplikimi i saj nuk ka efekte anësore  dhe ndihmon në mënyrë shumë efektive me lëkurën e fytyrës.

Çfarë ju nevojitet

2 kapsula të vitaminës E
1 lugë gjelle Aloe Vera
1 lugë gjelle pluhur çaji jeshil
2 lugë fara liri
2 pika vaj esencial
1 filxhan me ujë

Përgatitja dhe përdorimi:

Fillimisht zieni ujin.

Menjëherë shtoni farat e lirit dhe i lini derisa të formohet një lloj xheli me shkumë.

Shtoni çajin jeshil dhe e trazoni vazhdimisht.

Pas 5 minutash shtoni aloen dhe vitaminën E. E përzieni mirë dhe në fund e hiqni nga nxehtësia. Pasi masa të jetë ftohur pak shtoni vajin esencial. Ky serum i bërë në shtëpi mund të ruhet në frigofrifer deri në 8 ditë.

Ju mund ta aplikoni locionin me anë të një pambuku në fytyrë, duke e masazhuar me disa lëvizje rrethore.

Pas disa aplikimeve do të shihni sesi lëkura juaj do të duket plot jetë dhe e shëndetshme.

Do të merrni rezultate të pabesueshme në kohë rekord!

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit