Nëse diku në trup ka ndonjë problem, ai do të shfaqet në materiet që largohen nga trupi.

Ndryshimet në aromë dhe ngjyrë janë tregues të drejtpërdrejtë të funksionimit jo të mirë të sistemeve të trupit tonë.

Për shembull: 

Në qoftë se urina ka një aromë të çuditshme, atëherë kjo është normale. E dimë që kjo tingëllon jo e drejtë, por aroma e çuditshme në këtë rast është një tregues i mirë.

Ama karakteristikat e tjera, si dhimbja apo ndjesia e djegies, janë tregues se duhet bërë një vizitë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur. Urina është treguese e disa problemeve, kështu që duhet kontrolluar herë pas here. Shumë njerëz i injorojnë këto shenja të dukshme dhe rrezikojnë zhvillimin e sëmundjeve të rënda.

Ngjyrat e urinës zakonisht variojnë kështu:

E verdha e errët

Ndërkohë që ngjyra e verdhë e çelët e urinës është normale, ngjyra e verdhë e errët tregon se personi vuan nga dehidrimi pasi përqendrimi i kripës është më i lartë se normalisht. Më pak ujë, do të thotë një nuancë më e errët e të së verdhës së urinës, kështu që pini ujë sa më shumë kur shfaqet ky problem.

E kuqe

Kjo ngjyrë varion nga nuanca rozë në të kuqe të errët. Testi mund të specifikojë nëse urina përmban gjak apo gjak të mpiksur, si hemoglobinuria. Sidoqoftë, ky është një problem serioz të cilin duhet ta kontrolloni sa më shpejt të jetë e mundur. Ai mund të ndodhë për shkak të ndonjë infeksioni të fshikëzës, traktit urinar apo uretrës.

Gjithashtu, kanceri i prostatës te meshkujt ose fshikëzës te të dy gjinitë, apo edhe ushtrimet e rënda mund të rezultojnë që urina të ketë ngjyrë të kuqe.

Kafe

Kjo është gjithashtu një ngjyrë, e cila mund të variojë nga kafja në të zezë. Ajo mund të jetë edhe një nuancë e errët e së kuqes. Por, kjo ngjyrë shfaqet për shkak të funksionimit jo të rregullt të mëlçisë dhe te sëmundjet, si: hepatiti, bllokimi i kanalit të bilës, tumorit apo edhe cirrozës, sepse bilirubina shfaqet në urinë.

Gjithashtu, çrregullimet e rënda, si anemitë hemolitike apo melanomat, mund të shkaktojnë që urina të ketë ngjyrat në fjalë.

Portokalli

Shumë ilaçe mund të jenë shkak për ngjyrën portokalli të urinës. Gjithashtu, konsumi i tepërt i agrumeve ose karotave mund të jetë arsye për urinë ngjyrë portokalli.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit