Kur keni gurë në veshka, duhet të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të tjera (sidomos lëng limoni), duhet të ecni sa më shpesh, duhet të keni një dietë të balancuar që nuk përmban shumë proteina mishi etj.

Po si të zbuloni nëse keni apo jo? Lexoni këto shenja…
 

Dhimbjet

Gurët në veshka shkaktojnë dhimbje të mëdha, që vijnë gradualisht duke u rritur dhe më pas zvogëlohen. Dhimbja është ndonjëherë intensive dhe ju nevojitet lehtësim i menjëhershëm mjekësor.
 

Dhimbja e barkut

Ajo fillon në stomak dhe më pas përhapet në ije. Kjo dhimbje barku kalon shpejt, por edhe mund të persistojë. Kjo mund të jetë për shkak se guri lëviz dhe kudo që ngec, ju sjell dhimbje të forta.
 

Urina

Gjaku në urinë është një problem serioz i cili nuk duhet të neglizhohet. Arsyeja kryesore për këtë janë gurët në veshka të cilët kanë arritur pjesën e brendshme të uretrës. Gurët mund të fshihen në muret e uretrës dhe të shkaktojnë gjakderdhje që rezulton në urinë të kuqe apo ngjyrë rozë.
 

Ushqimet që duhet të shmangni

çokollatë
perime, si: spinaqi, sallata etj
arra dhe kikirikë
fara susami
raven
qumësht soje
panxhar
patate të ëmbla

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit