Kemi parë deri më tani si të aromatizojmë vajin dhe kripën. Por me bimët aromatike mund të bëhen dhe likere (shumë lehtë në shtëpi). Në bazë të atyre që mund të përdorni mund të merrni një pije alkoolike freskuese për në verë ose tretëse për të përmbyllur ndoshta një darkë të rëndësishme.

Ndiqni këto këshilla për përgatitjen:


1. Vërini bimët aromatike në infuzion në alkool 95° për të paktën 3 ditë në errësirë dhe në vend të freskët.


2. Filtrojeni përmes një garze dhe hollojeni për një shurup të zier për 6 minuta që nga shkrirja e sheqerit.


3. Lëreni të ftohet dhe hidheni në shishe, mbylleni hermetikisht.

Ja një ide se si t’a përgatisni

Liker i aromatizuar


Merrni 400 gr alkool, shurup me 600 gr sheqer kaf dhe 450 gr ujë dhe 20 gjethe lule limon (cedrina), 4 degë trumzë limon dhe 8 gjethe borzilok. Ruajeni në ngrirje dhe shërbejeni të ftohtë./Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit