Mëngjesi, dreka dhe darka janë tri vaktet kryesore të të ushqyerit brenda 24 orëve. Përpos përbërësve që përmban pjata juaj në këto vakte, shumë i rëndësishëm është edhe ora kur i konsumoni.
Shije.al ju tregon më poshtë orën kur duhet të hani mëngjesin, drekën dhe darkën.
Mëngjesi
- Duhet ngrënë midis orës 7-8.
- Jo mbas orës 10:00
- Mos harroni! Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, i cili jep trurit dhe trupit tuaj energjinë e nevojshme, që i duhet për pjesën tjetër të ditës.
Dreka
- Koha më e mirë për ta ngrënë:12:00-14:00
- Jo më vonë se ora 15:00
- Mos harroni! Dreka është vakti që konsumohet 4 orë pas mëngjesit për të mbajtur kostante nivelin e glukozës në gjak.
Darka
- Koha më e mirë për ta ngrënë: 18:00-20:00
- Jo më vonë se ora 21:00
- Mos harroni! Konsumojeni darkën minimum dy orë para se të flini për një tretje të mirë dhe për një gjumë efikas.
Përshtati Adela Zeneli
Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit