Nëse dëshironi të gatuani një supë të shëndetshme dhe për më tepër në vetëm pak minuta, kjo është receta ideale. Përgatiteni sipas udhëzimeve të mëposhtme dhe do t’ju shijojë shumë.

Përbërësit:

450 gr patate
1 kungulleshkë
3 thelpinj hudhër
1 spec i kuq
¼ gotë miell
2 gota qumësht
3 gota lëng perimesh
2 gota misër
1 gjethe dafine
1 lugë gjelle vaj ulliri
½ lugë çaji trumzë
Kripë
Piper

Përgatitja:

  1. Vendosni një tigan me vaj ulliri në zjarr mesatar. Shtoni hudhrat, qepën dhe specin dhe skuqini për 3-4 minuta.
  2. Hidhni miellin dhe skuqeni për 1 minutë. Shtoni gradualisht quëmshtin dhe lëngun e perimeve dhe përziejeni herë pas here për 1-2 minuta.
  3. Hidhni patate e prera, misrin, kungullin, gjethin e dafinës, trumzën, pak kripë dhe piper të zi.
  4. Mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë për 15-20 minuta.
  5. Hiqni gjethin e dafinës dhe shërbejeni menjëherë.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit