Me kalimin e kohës lëkura fillon të ndryshojë dhe të humbasë elasticitetin. Shenjat dhe poret e zgjeruara janë shenjat më të dukshme. Procesi i shtrëngimit dhe i forcimit të lëkurës është i një rëndësie të madhe, pasi ju ndihmon të rifitoni qëndrueshmërinë e saj.

Maskat natyrale janë padyshim mënyra më e mirë për ta bërë lëkurën tuaj të duket sërish e re pavarësisht moshës. Në këtë artikull do të mësoni të përgatisni këtë maskë me vezë dhe Aloe Vera, e cila do ta përmirsojë lëkurën e fytyrës tuaj brenda vetëm pak kohësh.

Është një zgjidhje shumë e  mirë për të reduktuar problemet që sjell plakja në fytyrë.

Përbërësi:

1 e bardhë veze
Xhel Aloe Vera

Përgatitja:

Shtoni të bardhën e vezës dhe xhelin e Aloe Verës në një tas të vogël. Rrihini me një mikser elektrik derisa të merrni një përzierje homogjene. Aplikojeni maskën në fytyrë me një furçë në drejtim për lart, nga mjekra deri në faqe. Kjo do të shtrëngojë fytyrën tuaj kohë pas kohe.

Lëreni për 15 minuta dhe më pas pastrojeni me pak pambuk të zhytur në ujë. Përveç shtrëngimit të lëkurës, kjo maskë do t’ju ndihmojë të hiqni rrudhat dhe shenjat më të imëta në fytyrë.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit