Një supë e shijshme, kremoze, e cila do t’iu ngroh në ditët e ftohta të dimrit. 

Përbërësit:

  • 1 kg kërpudha,
  • 1 qepë,
  • 2 thelpin hudhre,
  • 1 l ujë,
  • 200 ml ajkë për gatim,
  • 1 lugë gjelle miell,
  • 2 lugë gjelle gjalpë,
  • Kripë dhe piper i zi.

 

Përgatitja:

  1. Në një tenxhere skuqni qepën dhe hudhrën e grirë imët.
  2. Pastroni kërpudhat, copëtojini dhe hidhini tek tenxherja me qepët dhe hudhrën. Ziejini derisa të shterrohet uji i tepërt.
  3. Shtoni miellin dhe hidhni ujin. Supa zihet për 15 minuta ose derisa të zbuten kërpudhat.
  4. Pastaj supën e zier bluajeni në blender.
  5. Në fund shtoni ajkën e gatimit dhe kthejeni në zjarr derisa të marrë valë.

Ju bëftë mirë!

 

Marrë nga meshije

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit