Kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35 vjeç. Rreth 185.000 gra në Evropë preken çdo vit nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njëra do të sëmuret prej kancerit të gjirit.

Në Shqipëri kanceri i gjirit haset më shpesh dhe zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve tek femrat, pasi prej këtij kanceri preken rreth 350-400 gra çdo vit. Megjithatë, kanceri i gjirit mund të kurohet.

Ja cilat janë disa nga trajtimet që duhet të bëni sipas moshës:

Nëse je 20-39 vjeçe:
• Bëj vetëkontroll të gjinjve çdo muaj
• Bëj kontroll të gjinjve tek mjeku çdo tre vjet
• Bëj ekografi të gjinjve

Nëse je 40-49 vjeçe:
• Bëj vetëkontroll të gjinjve çdo muaj
• Bëj kontroll të gjinjve tek mjeku çdo tre vjet
• Bëj mamografi çdo 1-2 vjet

Nëse je mbi 50 vjeçe:
• Bëj vetëkontroll të gjinjve çdo muaj
• Bëj kontroll të gjinjve tek mjeku çdo tre vjet
• Bëj mamografi çdo 1 vit

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit