Gratë janë përpjekur të duken tërheqëse dhe të kujdesen për pamjen e tyre që nga antikiteti. Sot teknikat kanë ndryshuar shumë dhe mënyrat që gratë të duken të bukura dhe tërheqëse janë të shumta. Problemi është se shumë prej këtyre teknikave janë të rrezikshme dhe jashtëzakonisht të shtrenjta.

Operacionet plastike, botoksi dhe mënyrat e tjera do të thonë më shumë para dhe një sërë efektesh anësore. Shmangia e plakjes së parakohshme nuk është e lehtë, por ne mund të vonojmë efektet e kohës në fytyrën tonë duke përdorur metoda me përbërës natyral. Rigjallërimi i fytyrës dhe të pasurit e një pamjeje rinore nuk është aq e vështirë nëse e zbatoni këtë trajtim në shtëpi.
 

Përbërësit:

  • 1 banane e vogël,
  • 3 lugë tërshërë,
  • 2 lugë kos,
  • 1 e bardhë veze,
  • 1 lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja:

- Kryeni një pastrim të thellë të lëkurës.
- Shtypeni bananen mirë sikur të jeni duke bërë pure dhe shtoni pjesën tjetër të përbërësve.
- Aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj duke u kujdesur që ajo të mos depërtojë në sy dhe lëreni atë të veprojë 10 deri në 15 minuta.
- Pastaj hiqni maskën me shumë ujë të ngrohtë. 

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit