Lemza është një dikuri e zakonshme si tek fëmijët po aq edhe te foshnjat disamujore. Madje, përshkruhet dhe lemza e embrioneve brenda barkut të nënave të tyre, të cilat e perceptojnë si një tingull ose lëvizje karakteristike gjatë muajve të fundit të shtatzënisë. Frekuenca e zakonshme e lemzës është nga 4 – 60 herë në minutë.


Lemza zgjat nga disa minuta deri në dy orë. Në qoftë se zgjat mbi 3 ditë, atëherë themi se kemi të bëjmë me lemzë kronike.
Në qoftë se zgjat mbi një muaj, atëherë kemi të bëjmë me lemzë të përhershme.


Cilat janë shkaqet e lemzës?

 

  • Te fëmijët e vegjël dhe bebet, ngaqë bashkëpunimi midis stomakut dhe ezofagut është i papjekur, valvula që ndodhet midis stomakut dhe ezofagut nuk mbyllet mirë, për këtë arsye pas ngrënies, kur fryhet stomaku kemi lemzë.
  • Kur një fëmijë ha me neps dhe bën aerofagji mund të shkaktohet konfraktim diafragme dhe lemzë.
  • Në qoftë se qumështi është shumë i ngrohtë ose shumë i ftohtë.
  • Në qoftë se fëmija qan fort për disa orë.
  • Në qoftë se fëmija qesh shumë, pa shkëputje.


Çfarë të bësh për të ndaluar lemzën?


Lemza zakonisht nuk e ngacmon fëmijën, madje mund t’a shohim akoma dhe të flejë. Në qoftë se duam ta ndalojmë mund t’a bëjmë me dy mënyra:

  •  I japim të pijë disa gllënjka uji, kamomili ose qumështi me bebiron ose gotë.
  •  I kapim dhe i lëvizim lehtë hundën, gjë që shkakton tështitje, por dhe pushim lemze./Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit