Kishit dëgjuar për sarma me gjethe spinaqi? Sot Shije ju sjell për të gjitha amvisat recetën sesi ti përgatisni ato

Përbërësit

500 gr mish të grirë

30 gjethe spinaqi

3 qepë

1 gotë oriz

250 gr gjalpë

2 lugë piper i kuq

2 gota ujë

1 gotë ajkë

kripë

Piper të zi

Përgatitja:

Në një tigan vendosim qepët e prera, mishin e grirë, orizin, kripën dhe piperin sipas shijes. I skuqim për 5 minuta dhe sipas dëshirës hedhim dhe piperin e kuq.

Në një tenxhere tjetër ku uji ka vluar hedhim gjethet e spinaqit.

Me rradhë filloni të hidhni një sasi orizi në gjethet e spinaqit.

Sarmat e mbështjellura i rendisni në tenxhere dhe i shtoni 2 gota ujë.

Sarmat pasi të jenë zjerë largojini nga tenxherja dhe i vendosni në një tavë, shtoni sipër 1 gotë ajkë dhe vendosini për t’u pjekur në furrë për 15 minuta./kuzhinashqiptare.com

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit