Gatuajeni supën me mish pule dhe patate duke shtuar në të edhe këtë ingredient. Është shumë më i thjeshtë nga sa mund të mendoni dhe me siguri do ta përgatisni atë gjithmonë në këtë mënyrë.

Përbërësit

  • Pjesë nga pula (jo mish i bardhë)
  • 4-5 patate
  • 1 qepë
  • 2-3 thelbinjë hudhër
  • 4-5 lugë salcë specash
  • piper i kuq
  • piper i zi
  • kripë
  • vegete

Përgatitja:

Në një enë të thellë hedhim qepën e grirë në 100 ml vaj dhe e skuqim derisa të zbutet qepa.

Shtojmë pjesët e mishit të pulës, i skuqim dhe më pas shtojmë thelpinjtë e hudhrës së grirë. Shtojmë salcën e specave, erëzat dhe i hedhim ujë derisa të mbulohet mishi. I zjejmë për 30 minuta në zjarr të ngadalshëm. Më pas shtojmë patatet, që më parë janë prerë në copa të mëdha. Ju rekomandojmë ta zieni në temperaturë të ulët në mënyrë që lëngu i gjellës është i trashë./kuzhinashqiptare.com

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit