Janë primare në pjatën e sallatës, në salcën e pastave apo në shumë receta të tjera. Vijnë në këtë recetë në një formë dhe me një shije ndryshe, me përbërës të thjeshtë dhe plot vlera ushqyese. Ideale për vaktin e drekës ose të darkës.


Përbërësit:

  • 6 domate
  • 250 gr mish i grirë
  • 2 qepë
  • 1 hudhër
  • Vaj
  • Kripë
  • Piper
  • Rigon

Përgatitja:


Marrim domatet, i presim në pjesën e sipërme të cilat i vendosim diku duke qenë se do t’i përdorim më vonë. Gërryejmë tulin e domateve me anë të një luge dhe e vendosim në një enë pasi i e kemi grirë imët. Në një tigan me vaj shtojmë qepët dhe hudhrën e grirë dhe i kavërdisim në një temperaturë mesatare derisa të marrin një ngjyrë të artë.


Më pas, në të shtojmë edhe mishin e grirë, kripën, piperin dhe rigonin. I përziejmë për disa minuta derisa mishi të jetë skuqur pjesërisht dhe në të shtojmë tulin e domateve.


I përziejmë për disa minuta dhe më pas shtojmë ujë herë pas here dhe i lëmë të ziejnë për rreth 15-20 minuta, derisa të krijohet një masë e qëndrueshme.
Merrni domatet një nga një dhe mbushini me masën e përgatitur. Mbi secilën prej tyre vendosni pjesë e prerë në fillim dhe rreshtojini në tavën e pjekjes.
Gradoni furrën në temperaturën 180 gradë celsius dhe lërini të piqen përreth një orë./Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit