Një grup shefash kuzhine kanë ndarë sekretet e gatimit të tyre me të gjithë ne, duke përdorur rrjetin sociale Reddit. Pyetjes “Shefa të Reddit, kush janë disa nga këshillat dhe truket që përdorni për ta bërë gatimin të shkëlqyer?”, iu përgjigjën disa prej tyre, duke zbuluar teknikat që përdorin.

Jerseycowboy këshillon që të jemi të vëmendshëm kur lexojmë recetën: “Lexojeni të gjithën dhe me shumë vëmendje përpara se të gatuani. Nëse iu shpëton një rresht ku thuhet “lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës”, nuk do të arrini kurrë rezultatin e duhur. Receta nuk e ka të shkruar kot atë”.

RoastyToastyPrincess paralajmëron: “Mos e ndërroni recetën sipas qejfit përpara se të paktën një herë ta keni bërë fiks siç shkruhet aty”.

Kuosen kishte këshilla për marinimin: “Nëse e keni marinuar mirë me kripë dhe piper atë që keni gatuar, por prapë ju duket sikur i mungon diçka, shtojini edhe pak lëng limoni. Gjithashtu, kripën mundohuni ta hidhni në fazat e para të gatimeve. Shtoni kripë në ujë ose mish përpara se të gatuani, pasi duhet që sodiumi të shkrihet me lëngjet e gatimit”.

Në fund, Aussiebutters ka një këshillë shumë praktike, që ka lidhje me pasojat e gatimit: “Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të blini locion aloe vera dhe ta mbani në frigorifer, në rastet kur digjeni pa dashje duke gatuar”./Shije.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit