Mjekët e Shërbimit të Onkologjisë janë mbledhur të premten me 19 janar, në një konferencë pranë ambienteve të Hotel Tirana Internacional. Në këtë konferencë, me në fokus kancerin e gjirit, u fol lidhur me trajtimet më të reja, duke u përqendruar kështu specifikisht te medikamentet.

Pjesë e panelit ishte doktoreshë Silvana Çeliku, e cila moderoi aktivitetin, si dhe doktoreshë Dhurata Tarifa, Anila Kristo, Alketa Ymeri, Flutura Proko. Prezantimi i mjekëve u fokusua të llojet e kancerit dhe trajtimet specifike.

Kanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuajse tërësisht i trajtueshëm. Kanceri i gjirit trajtohet në disa mënyra si: ndërhyrjet kirurgjike, kimioterapia, terapia hormonale, terapia me rrezatim.

Mënyra e trajtimit varet nga lloji i kancerit të gjirit dhe se sa është i përhapur ai. Njerëzve me kancer të gjirit shpesh u duhet të marrin më shumë se një lloj të trajtimi. Fatmirësisht, pothuajse të gjitha mënyrat e trajtimit bashkëkohor ofrohen edhe në Shqipëri. Së fundi kanë hyrë edhe preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë për pacientët në faza të avancuara.

Dhe në këtë konferencë u diskutua dhe për preparation më të ri, Kiskal. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme, duke ofruar një mundësi të re për pacientët.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit