Në një njoftim për shtyp Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën të ditur se këtë fundjavë, zbuloi se brenda një furgoni mallarash me targa KO 3012 B që drejtohej nga Kristo Mukades, transporohej 65 kg mish për konsum njerezor, jashtë çdo standardi të sigurisë ushqimore.

Vetë drejtuesi i mjetit ka pranuar se e kishte për ta shitur, ndërkohë që AKU konfiskoi mjetin, sekustroi mishin dhe gjobiti me 300000 mijë lek subjektin.

Po kështu, gjatë inspektimit të një restoranti në Tiranë, AKU gjeti dhe sekuestroi 21 kg mishi keci pa vulë dhe certifikaten veterinare. Ndaj subjektit u vendos masa e gjobes 200.000 lek dhe u sekuestrua mishi.

Inspektorët e AKU-së, në një dyqan tregtimi mishi në Paskuqan, me administrator Artis L., konstatuan 198 kg mish pa certifikatën veterinare dhe pa vulë. Për këtë arsye, AKU gjobiti subjektin me 300000 lek, si dhe konfiskoi mishin, një frigorifer dhe veglat e punës.

Inspektorët e ushqimit për çdo rast, patën edhe mbështetjen e policisë, ndërsa aksioni për garantimin e sigurisë ushqimore po vijon në Fier, Vlorë e Gjirokastër./faktor.al

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit