Shtoni në listën e përbërësve të piteve edhe limon dhe do të provoni thjesht një shije të mrekullueshme.

Të thjeshta dhe për më tepër përgatitja e tyre ju merr vetëm pak kohë.

Përbërësit:

  • 2 limonë
  • 2 vezë
  • 2 ¼ gota qumësht
  • 1 lugë gjelle vanilje
  • 3 gota miell
  • ¼ filxhan çaji sheqer
  • 2 lugë çaji pluhur pjekje
  • 1/4 lugë çaji kripë
  • 1/4 filxhan çaji gjalpë
  • Përgatitja:

    Shtrydhni lëngun e limonit dhe hidheni në një enë sëbashku me qumështin. Shtoni në të edhe vaniljen dhe lërini mënjanë për 5 minuta.
    Kombinoni sëbashku miellin, sheqerin, pluhurin pjekës, lëkurën e grirë të një gjysmë limoni, kripën dhe transferojeni masën në përzierjen me qumësht.

    Shtoni më pas edhe vezët, gjalpin e shkrirë dhe përziejini mirë. Përziejini mirë derisa të përftoni një masë homogjene.
    Vendosni një tigan me vaj ose gjalpë në zjarr dhe hidhni ¼ filxhan çaji nga brumi. Ndiqni të njëjtin proces derisa të mbarojë i gjithë brumi.

    Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit