Nuk është tava e zakonshme që mund të keni përgatitur gjithmonë. Qumështi është ai përbërës i cili e bën akoma më të veçantë këtë recetë.

Ndaj, ia vlen ta provoni tavën me mish dhe oriz në një formë tjetër.
 

Përbërësit:

  • 1 kg mish (qengji)
  • 500 gr oriz
  • 0.5 l lëng nga mishi i zier
  • 1 l qumësht
  • Vaj
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja:

  • Vendosni mishin e qengjit në një tenxhere me rreth 2 litra ujë dhe kripë. Vëreni të ziejë për rreth një orë.
  • Orizin skuqeni në një tigan me vaj dhe më pas transferojeni në tavën e pjekjes.
  • Në të shtoni qumështin e nxehtë, 0.5 litra nga lëngu i mishit të zier, kripën dhe piperin e zi.
  • Vendoseni tavën në furrë dhe lëreni të përgatitet për rreth 20 minuta.
  • Më pas, nxirreni dhe vendosni mishin e zier mbi të.
  • Vendoseni sërish në furrë edhe për rreth 20 minuta të tjera që mishi të piqet plotësisht.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit