I butë dhe i lehtë, ideal për vaktin e parë të ditës ose pasdreke, për t’u shijuar pa asgjë ose ndonjë shoqërues të mirë si kafeja për shembull.

Butësia dhe shija e tij për shkak të kosit e bëjnë perfekt dhe për fëmijët, ndërsa përgatitja është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë.

Përbërësit

  • 250 gr miell
  • 320 gr kos
  • 180 gr sheqer
  • 150 gr gjalpë
  • 80 gr niseshte
  • Lëkura e grirë e një limoni
  • Një majë gishtërinjsh kripë
  • 4 vezë
  • Një bustinë sodë për pjekje


Si ta përgatisni 

  • Punoni gjalpin së bashku me sheqerin, më mirë rrahëse elektrike, për të marrë një masë të butë dhe si shkumë. Shtoni një nga një vezët, duke i punuar me një lugë brumi duke u siguruar që çdo vezë do të rrihet mirë para se të shtoni tjetrën.
  • Në këtë pikë shtoni kosin, kripën dhe lëkurën e grirë të një limoni. Përziejini mirë sërish të gjithë përbërësit. Në një tas mënjanë përzieni niseshtenë me miell dhe sodën për pjekje.
  • Përziejini të dy masat dhe sigurohuni që të merrni masë homogjene. Lyeni me gjalpë një tavë, hidhni pak miell dhe hidheni përzierjen. Nivelojeni me një spatula  dhe piqeni për 50 minuta në 180°. Lëreni të ftohet para se ta servirni.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit