Kjo është një recetë e thjeshtë që mund ta bëni sa herë që nuk keni kohë për të gatuar një vakt të plotë.
 

Përbërësit:

  • 100 gr djathë të bardhë
  • 4 kokrra ullinj të zinj
  • 1 kastravec mesatar
  • 60 ml pana
  • piper

Përgatitja :

  • Lani kastravecin, prijini pjesën fundore dhe ndajeni në mes për së gjati.
  • Me anë të një luge të vogël hiqni pak pjesën e brendshme.
  • Shtoni pak kripë dhe lerini kastravecat mënjanë.
  • Në një tas përzieni djathin, panën, ullinjtë, dhe piperin.
  • Përziejini dhe shtypini mirë me një pirun derisa të krijohet një masë homogjene.
  • Mbushni me lugë pjesën e brendshme të kastravecit.
  • Me një thikë prijini kastravecat e mbushur në rondele të vogla dhe shijojini. 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit