Funksionet e ndryshme të trupit ngadalësohen për shkak të plakjes, duke çuar në probleme me zorrën e trashë dhe turbullim të shikimit.

Ndonjëherë yndyra mund të grumbullohet në mëlçi dhe të shkaktojë probleme që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj. Për fat të mirë, ekziston një ilaç i thjeshtë natyral që mund të ndihmojë në këto raste.

Panxhari  është një perime e kuqërremtë dhe kanë një shije të pazakontë. Ajo është e pasur me lëndë ushqyese esenciale dhe ofron shumë përfitime medicinale.

Njerëzit kryesisht e përdorin atë për të kuruar aneminë dhe për të forcuar sistemin kardiovaskular sepse është i pasur me hekur dhe mund të nxixë një qarkullim të mirë të gjakut.

Panxhari përmban dy përbërës të rrallë të quajtur betaine dhe triptofan, të cilat reduktojnë stresin dhe qetësojnë nervat. Posedojnë vetitë anti-inflamatore dhe antioksiduese që e bëjnë “armë ideale” kundër kancerit.

Këto perime zakonisht konsumohen në sallata.

Më poshtë do të gjeni një recetë të një sallate me panxhar, që do të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm:

Përbërësit:

  •  2-3 panxhar
  •  2 qepë
  • vaj ulliri
  • uthull
  • një majë luge kripë

Përgatitja:

Zieni panxharët derisa të zbuten dhe me kujdes u hiqni lëkurën.  I prisni në pjesë të vogla dhe vendosini ato në një tas.

Kujdes! Panxharët duhet të ziehen për 10 minuta. Kjo kohë është e mjaftueshme, për ti “dezinfektuar”, duke qenë se rriten në tokë.

Në tasin ku vendosët panxharin, shtoni qepën, uthullën, vajin e ullirit dhe kripën. Trazojini mirë.

Konsumi i përditshëm do të pastrojë zorrën e trashë, mëlçinë dhe do të përmirësojë shikimin tuaj. Siç mund ta shihni, panxharët janë jashtëzakonisht ushqyes dhe të shëndetshëm, kështu që ato duhet të bëhen pjesë e dietës suaj, sa më parë!

Përshtati: Adela Zeneli

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​