Hudhra është përdorur si një mjekim kundër shumë sëmundjeve për shekuj të tërë. Vepron si një antioksidant dhe për më tepër forcon imunitetin. Kjo falë përbërësit aktiv te hudhra që quhet alicin, e cila çlirohet kur e prisni hudhrën në copa më të vogla. Ky përbërës është përgjegjës për vetitë e tij antibakteriale.

Vaji i ullirit është i njohur gjithashtu për vetitë e tij shëndetësore. Shumë ekspert madje guxojnë dhe thonë se vaji i ullirit  mund t’ju shtojë vite jetës suaj. Studimet kanë treguar se vaji i ullirit është shumë i mirë për shëndetin e zemrës dhe trurit tuaj. Gjithashtu aplikimi i tij në lëkurë mund të rrisë shancet e infeksioneve të lëkurës dhe trajton skuqjet.

Çfarë mund të kërkojmë më shumë? Eliksiri i jetës krijohet vetëm nga dy përbërës që pothuajse të gjithë i kemi në shtëpitë tona.

Mënyra më e mirë për të ndërlidhur vajin e ullirit me hudhrën është t’i vendosni të dy përbërësit bashkë në një kavanoz qelqi për 3 deri në 4 ditë.

Çfarë do ju duhet:

  • 1 filxhan me vaj ulliri
  • 1 ose 2 boçe hudhrash

Si ta përgatisni:

Hapi i parë

Qëroni hudhrat dhe i prisni të gjitha në kubikë të vegjël.

Hapi i dytë

Hidhini të gjitha copa e prera në një kavanoz qelqi.

Hapi i tretë

Më pas në po këtë kavanoz hidhni vajin e ullirit. Trazojini mirë dhe më pas vendosini kapakun.

Hapi i katërt

Lëreni kavanozin e qelqit të qëndrojë në një vend me diell për 3 ose 4 ditë në mënyrë që t’i jepni kohen e mjaftueshme hudhrave dhe vajit të ndërlidhen së bashku. Këtu ndodh dhe gjithë “magjia” që i trefishon vetitë shëruese të këtyre dy përbërësve.

Hapi i pestë

Pas katër ditëve kur procesi të ketë mbaruar, kulloni me ndihmën e një site vajin. Sigurohuni që të gjitha hudhrat t’i largoni . Mbajeni vajin e ullirit në frigorifer në mënyrë që ta keni për përdorim të ardhshëm.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit