Çokollata është një nga “mëkatet” që të gjithë ia lejojnë vetes, edhe kur janë në dietë. Ajo i bën mirë zemrës, por problemi është se si të përgatisim çokollatën e nxehtë në shtëpi, në mënyrë që të jetë si ajo e barit.

Më poshtë do ju japim udhëzimet dhe “hiletë” për të bërë një çokollatë perfekte, ndoshta edhe më të mirë se ajo e lokaleve.

Përbërësit:

  •  500 ml qumësht i freskët
  • 120 gr çokollatë e zezë
  •  20 gr sheqer
  •  20 gr miell misri
  •  20 gr kakao

Përgatitja:

  • Merrni një tenxhere dhe hidhini qumështin
  • Vëreni në zjarr të ulët
  • Shtoni miellin dhe kakaon
  • Përziejini lehtë me tel derisa të mos ketë më kokrriza
  • Shtoni sheqerin
  • Ndërkohë, shkrini çokollatën e zezë në mikrovalë
  • Kur qumështi të jetë duke valuar, hidhni çokollatën që shkriu
  • Përziejeni sërish për të rritur dendësinë e masës
  • Kur të ketë arritur trashësinë që doni, provojeni. Nëse doni, mund t’i shtoni sërish sheqer

Çokollata e nxehtë është gati! Mund t’i hidhni sipër kanellë ose copa të tjera çokollate, sipas dëshirës.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit