Njerëzit që përdorin aromaterapinë e dinë se vajrat esenciale janë një pjesë e rëndësishme e saj, pasi ato përmirësojnë funksionet e trurit dhe mundësojnë relaksimin e trupit. Gjithashtu, këto vajra pastrojnë ajrin, japin një erë të këndshme dhe avujt e tyre sigurojnë përfitime të mëdha shëndetësore.

Përhapja e vajrave esenciale ju bën të thithni molekulat e tyre dhe nervat dërgojnë sinjale në tru për të stimuluar sisteme specifike në trup. Nervat që dërgojnë sinjale janë të vendosura në zgavrën e hundës.

Më poshtë ju rreshtojmë një listë arsyesh pse duhet të përdorni vajra esenciale në shtëpinë tuaj.

1. Ata pastrojnë ajrin

Nëse do të filloni të përdorni vajra esencial në shtëpinë tuaj, kjo gjë do të mundësojë pastrimin e ajrit (pasi ngrihet niveli i oksigjenit), eliminimin e mykut, shkatërrimin e kimikateve dhe sigurisht, shtëpia do të marrë një aromë të këndshme.

2. Përmirësojnë sistemin imunitar

Përdorimi i vajrave esencial si psh ai i kanellës apo rozmarinës përmirëson sistemin tuaj imunitar dhe nxit trupin të luftojë infeksionet.

3. Largojnë stresin dhe ju relaksojnë

Përdorimi i vajrave esencial ndihmon të relaksoheni. Molekulat e tyre kalojnë nëpër membranat qelizore dhe barrierën e gjakut të trurit, dhe më pas arrijnë në qendër të trurit.

Kur ata arrijnë hipotalamusin, ulin stresin dhe ju përmirësojnë humorin. Gjithashtu, nivelet e energjisë janë më të larta dhe ju do të ndiheni më të relaksuar.

4. Gjumi më i mirë

Sipas një studimi të vitit 2014, kur përzieni livando dhe vajra të tjera esenciale, ju ndihmoni të qetësoni mendjen dhe të flini më mirë.

Tensioni i gjakut ulet dhe prodhimi i hormoneve të stresit kontrollohet.

5. Zvogëloni bllokimin e gjoksit

Profesionistët sugjerojnë përzierje të limonit, piperit, rozmarinës dhe vajit të eukaliptit në qoftë se jeni bllokuar dhe keni vështirësi në frymëmarrje. Këto vajra janë të mrekullueshëm për trajtimin e astmës, si dhe çështje të tjera të frymëmarrjes.

6. Kontrolloni dëshirat tuaja

Shkenca thotë se ndjenja e erës është e lidhur me oreksin tonë. Era ju bën të ndiheni të ngopur. Meqenëse vajrat esenciale mund të arrijnë në hypothalamus, ata mund të kontrollojnë dëshirat dhe ngopjen tuaj.

7. Kreativiteti

Përdorimi i vajrave esencial përveç që ju relakson, por edhe ju motivon e nxit të bëheni më krijues. Ju mund të përdorni vajrat me aromë limoni, temjani, jasemini dhe agrume të freskëta.

8. Vetëbesimi

Për një vetëbesim më të mirë duhet të përdorni vajra esencial me aromë portokall, jasemin, selvi.

Vajrat esencial përveç ofrojnë dhe:

Eliminimin e erërave të këqija,
Një atmosferë e këndshme,
Atmosferë e punës relaksuese,
Çlirim ajri pa kimikate,
Përmirëson humorin.

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit