E thjeshtë dhe e shëndetshme! Supa me bizele dhe pulë, nuk ju merr shumë edhe aq shumë kohë për ta përgatitur, por mbi të gjitha është mjaft e shëndetshme dhe një vakt tepër i mirë.

Përbërësit: 

  •  2 gota bizele
  •  2 litra ujë të ftohtë
  • 500 gramë mish pule me kocka
  •  2 qepë të prera në copa të vogla
  •  Gjysmë luge çaji me kripë
  •  ¼ lugës së çajit me piper të zi
  •  borzilok të thatë
  •  3 gjethe selino
  • 3 karrota të prera
  • 1 patate e prerë në kube


Përgatitja:

- Në një tenxhere hidhni 2 litra ujë dhe më pas shtoni bizelet. Nëse doni që bizelet të ziejnë më shpejt, mund ti vendosni ato në një enë me ujë dhe ti lini gjatë natës.
- Pasi bizelet kanë nisur të ziejnë, shtoni mishin e pulës, qepë, kripë, piper dhe borzilok. Më pas, vendosini kapakun dhe lëreni të ziejë, duke e parë herë pas here.
- Më pas, hiqni kockat dhe priteni mishin në copa të vogla për supë. Shtoni selino, karrota dhe patate. Më pas, lërini të ziejnë rreth 30 deri në 40 minuta. 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​