Për darkën e Shën Valentinit duhet të keni parasysh disa gjëra nëse doni që ajo të pasohet nga momente pasionante. E para e punës, mos e shmangni hudhrën! E dimë që është gjëja e fundit që na vjen ndërmend të përdorim kur jemi çift, për shkak të erës së saj, por hudhra është konsideruar afrodiziak që në kohën e Egjiptit të lashtë. 

 

Gjithashtu, e dimë që këtë këshillë nuk do të na e merrni për bazë, kështu që më poshtë po ju japim një listë me ushqime që në kultura të ndryshme konsiderohen si të mira për oreksin seksual:

Mjalti – Në Mesjetë, njerëzit i hidhnin pijeve gjithmonë mjaltë për të rritur oreksin e tyre seksual. Në Persi çiftet pinin pije me mjaltë sidomos në muajt e parë të martesës. Nga kjo ka ardhur edhe termi muaji i mjaltit.
 

Fiku – Ka qenë i lidhur në shumë kultura me seksin dhe mëkatin. Në Bibël, fiqtë janë simbol i seksualitetit pasi me gjethet e tyre Adami dhe Eva mbulonin pjesët intime.
 

Luleshtrydhe dhe manaferra – Përmbajnë zink dhe zinku stimulon libidon. Zinku është rregullator i testosteronit, që nga ana e tij është thelbësor në prodhimin e spermës te meshkujt.
 

Sallami pikant – Ky mish i kuq djegës dhe me yndyrë përmban shumë proteina dhe zink, që bëjnë mirë për testosteronin. Por mos e gatuani me vaj, pasi ky sallam lëshon vajin e tij kur skuqet.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​