Ne shpesh blejmë luleshtrydhe që duken të kuqe, por më pas zhgënjehemi, që në kafshimin e parë. Aty e kuptojmë që në fakt që dimë shumë pak se si mund t’i zgjedhim frutat e përsosura për tryezën e pranverës, të pjekura, të shijshme në pikën e duhur, për të shmangur surprizat.

Kur duhet të blesh luleshtrydhe


Për të blerë luleshtrydhet e shijshme, të ëmbla dhe që nuk kanë nevojë të presin edhe një ditë më shumë për t’u pjekur, ju duhet vetëm të prisni pranverën. Kjo është periudha më e mirë, sepse këto fruta piqen nga prilli deri në qershor. Në rajone të tjera sezoni i luleshtrydheve vazhdon deri në korrik dhe gusht.

Cilin produkt


Duhet të zgjidhni gjithnjë luleshtrydhe vendase, sepse produktet e tilla, janë mbledhur në më pak kohë dhe kohëzgjatja e transportit është më e vogël. Ky rregull është edhe më i vlefshëm për luleshtrydhet, sepse aroma e tyre varet shumë nga shkalla e pjekjes. Nëse frutat janë mbledhur kur ishin ende të papjekura dhe piqen gjatë udhëtimit, ato do ta humbasin freskinë dhe shijen.

Ngjyra dhe madhësia


Luleshtrydhe duhet të jenë të kuqe në mënyrë uniforme: pjesët e bardha dhe të gjelbra tregojnë një fryt ende të papjekur dhe për këtë arsye jo shumë të ëmbël. Madhësia nuk është aq e rëndësishme, në këtë rast. Varietetet kanë një shije të ngjashme, s’ka rëndësi nëse ky është frut i vogël apo i madh.

Si t’i zgjidhni


Të fryra, të padëmtuara, me një ngjyrë të ndritshme. Kjo duhet të jetë pamja që duhet të ketë një luleshtrydhe e besueshme. E rëndësishme është të kontrolloni të gjithë përmbajtjen e kutisë: nëse ka fruta të vrara, të këqija, apo pak të prishura, ndryshoni paketimin.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit