Nuk duhet t’ju mungojnë asnjëherë perimet në frigorifer, por çfarë duhet të përdorim? Karrota, kunguj, rrepa, patate, spinaq, domate, selino dhe qepë.

Mund t’i përdorni të gjitha, ndoshta dhe më shumë, por mund të bëni një lëng më të thjeshtë me karrota, kunguj dhe rrepa për më të vegjlit ose selino, karrotë dhe qepë, martesa klasike e perimeve dhe aromave.

Si të përgatisni një lëng perimesh të mirë

E rëndësishme është që të vëmë në pah shijen e të gjithë përbërësve që përdorim. Për të përgatitur një lëng të mirë, nevojitet t’i fusim perimet në ujë të ftohtë që t’i lëmë të lëshojnë shijen e tyre deri në momentin që fillon vlimi.

Futja e perimeve në ujë që vlon do të jepte efetin e kundërt, pra do ta mbanin brenda vetes të gjithë shijen.

5 receta të riciklimit

Sigurisht që perimet me të cilat keni përgatitur lëngun e perimeve nuk do të jenë më aq të shijshme, por mund të ripërdoren për të përgatitur pjata të tjera të shijshme. Mos i hidhni, por riciklojini në mënyrë krijuese. Ja ndonjë ide:

Qofte me perime

Një pjatë e dytë që do t’ju pëlqejë shumë fëmijëve dhe është perfekt edhe për të veglit që sapo janë ndarë nga gjiri i nënës. Mjaft t’i prisni trashë perimet dhe përziejini me rikota, kaçkavall ë grirë, bukë të thërrmuar dhe pak kripë. Pasi t’i formoni qoftet, kalojini në bukë të grirë dhe gatuajini në furrë 200° C për 20 minuta. Për ta lidhur mirë masën, mund të shtoni tek përbërësit dhe pak vezë të rrahur. Për t’u dhënë ngjyrë më të shndritshme apo krokante, mund t’i skuqni.

Mbushje me perime

Një ide shumë e mirë për një antipastë vegjetariane. Prijini perimet dhe përziejini me pana, një vezë të rrahur, kaçkavall, kripë dhe piper. Me këtë përbërje mbushini një bazë të pastës brisè, pasi të keni bërë disa vrima me pirun dhe piqeni në furrë në 180° për 35 minuta. Për të përgatitur miniracione, prijeni pastën me grykën e gotave dhe përdorni një tavë kiflesh.

Brusketa

Me perimet e gatuara mund të përgatisni dhe brusketa të shijshme. Prijeni bukën sipas dëshirës dhe formave që ju pëlqejnë. Spërkateni me vaj dhe më pas vendosni perimet, pak vaj ulliri sipër, djathë e ndoshta pak spec.

Toptha perimesh

Kjo recetë të lejon të riciklosh në një trup perimet dhe bukën e ndenjur. Mjaft ta zbusësh bukën në qumësht të vakët apo ujë dhe më pas ta shtypësh mirë deri sa të marrësh një masë të qullët. Më pas mund ta përzieni me perimet, një vezë dhe pak kaçkavall, kripë, piper dhe arrë moskat. Këto toptha gatuhen në lëng ose sapo të kenë zier mund t’i skuqi në tigan me pak gjalpë.

Perime pa formë

Një shoqëruese pjate shumë e shijshme që do t’u pëlqejë dhe fëmijëve. Mjafton ti prisni perimet me thikë dhe t’u shtoni edhe patate të zier për t’u dhënë formë më të plotë. Shtojini kripë, piper, arrë moskat, kaçkavall, vezë të rrahur dhe ndojë kub pancete të tymosur ose proshutë të pjekur. Mbushni një tavë dhe hidhni sipër kaçkavall të grirë dhe piqini në 200° për 25-30 minuta. 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​