Ju kanë ftuar për një gotë verë dhe jeni në dilemë të shkoni apo jo, sepse menjëherë ju vjen në mendje dhimbja e kokës?


Disa studime sugjerojnë se një substancë natyrale në verë e quajtur tiraminë mund të shkaktojë dhimbjen e kokës, për shkak të mënyrës se si ndikon në presionin e gjakut.


Vera e kuqe kryesisht, gjithashtu mund të përmbajë histaminë, të cilën metabolizmi i disa njerëzve nuk mund ta përballojë dot.Në mënyrë që të mos ju dhembë koka pas pirjes së një apo disa gota vere, mund të merrni antihistaminë e cila ju largon ndjenjën e përgjumjes dhe dhimbjen e kokës.


Taninet janë një tjetër komponent që ndodhen në lëkurën dhe farat e rrushit, kryesisht në rrushin e bardhë.Ato ndryshojnë nivelin e serotonit, duke shkaktuar kështu dhimbje koke, madje edhe migrenë. 


Ndaj, kur zgjidhni të shijoni një gotë verë dhe nuk dëshironi që dhimbja e kokës të prishë të gjithë atmosferën, zgjidhni verën e cila ka nivele të ulëta të tanineve. Pijeni atë vetëm nëse keni konsumuar sasi të mëdha uji gjatë ditës.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit.