Trajtimet më të mira për flokët e djegur janë ato të bëra në shtëpi me përbërës që, me siguri, i keni në kuzhinën tuaj. Këta përbërës janë më të lirë dhe më efektivë se çdo trajtim tjetër.

Le të shohim disa nga mjetet më të mira natyrore për flokët e djegur:

Aloe Vera dhe vaj ulliri

Përbërësit në këtë maskë janë të dy të njohur për vetitë e tyre të mëdha që promovojnë shëndetin dhe bukurinë. Aloe Vera ushqen dhe rigjeneron flokët, ajo nxit rritjen dhe i mbron ato nga boja dhe të nxehtit të tepërt.

Vaji i ullirit i bën flokët të butë dhe vepron si një maskë mbrojtëse kundër dëmtimit.

Përbërësit

• 5 lugë xhel aloe vera (75 gr)
• 2 lugë vaj ulliri (32 g)

Përgatitja:

• Pritini një gjethe aloe dhe nxirrni xhelin që ka brenda.
• Vendosni 5 lugë xhel në një enë dhe i përzieni me vaj ulliri.
• Aplikoni maskën në flokët e dëmtuar dhe e lini atë për 30 minuta.
• Së fundi, lani flokët si normalisht, duke përdorur shampon që ju keni.

Vaj ulliri, mjaltë dhe vezë

Ju me siguri i dini vetitë e secilit prej përbërësve në këtë maskë. Nuk ka dyshim, kjo është një nga opsionet më efektive që ju mund të provoni.

Përbërësit

• 1 vezë
• 2 lugë vaj ulliri (32 g)
• 1 lugë gjelle mjaltë (25 g)

Përgatitja:

• Rrihni vezë në një tas dhe pastaj e përzini me vaj ulliri dhe mjaltë.
• Aplikoni maskën në majat e djegura të flokëve.
• E lini të veprojë për 30 minuta dhe pastaj e shpëlani me ujë të ngrohtë.
• Ju mund ta përdorni një herë në javë.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​