Artriti, sëmundja më e zakonshme  e indit lidhës është një nga shqetësimet më të madha shëndetësore. Ajo po prek gjithnjë e më shumë edhe të rinjtë, për shkak të jetës stresuese dhe dhimbjeve të nyjeve. Shenjat e para që ju tregojnë se vuani nga kjo sëmundje lidhen me fryrjen dhe ngurtësimin e gishtave. Më pas vjen edhe dhimbja e shpatullave apo e kyçeve, që njihet edhe si artriti reumatoid. 

Nëse nuk ju pëlqen të merrni medikamente, që në fakt shoqërohen edhe me efekte anësore të shumta, ne ju paraqesim një mënyrë shumë të mirë për të mbajtur situanën nën kontroll. Ju duhen vetëm qershi. Enzimat e këtij fruti të ëmbël zvogëlojnë dhimbjen në një masë shumë të madhe. Ngjyra e tyre e kuqe vjen si rrjedhojë e antioksidantëve që përmbajnë, të cilat janë shumë të rëndësishme për të luftuar artritin.

Konsumimi i 10-20 qershive në ditë ose pirja e lëngut të tyre në mëngjes ju bën të harroni të gjitha dhimbjet që shkakton artriti. Kështu, ndiqni këtë trajtim shumë të shëndetshëm për të shpëtuar njëherë e mirë nga problemet e artritit.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit.