I njohur për natyrën e tij gjithnjë popullore, aktori i njohur Besart Kallaku ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, një foto të një pjate tepër tradicionale.

Domate, kastraveca dhe një tas të vogël me gjizë, teksa i shoqëron me përshkrimin: Fruta Deti!

Duket se Besi parapëlqen ti lërë mënjanë komplekset me publikun, kur bëhet fjalë për ushqime të thjeshta, por që mbartin një shije për tu patur zili.

Madje ne, në Revistën Shije kemi folur pafund për vlera ushqimore të kastravecit dhe domates, duke ju theksuar se duhen të jenë të pandara nga tryeza juaj, për shembull në formën e një sallate!

Në foton e Besit, nuk mungojnë as komentet pikante të fansave të cilët e ngacmojnë duke i thënë se kështu del në origjinë, sikur të ishin vërtet bio etj.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​