Kemi në duar recetën e rafaelos, që besojmë se nuk ka njeri që nuk dëshiron ta dijë! Ne i sugjerojmë të gjithëve ta provoni, pasi janë super të shijshme falë recetës dhe hapave të përgatitjes së Revista Shije. 

Përbërësit:

  • 6 të bardha veze,
  • 250 gr sheqer,
  • 50 gr kokos,
  • 100 gr miell,
  • ½ pluhur për pjekje,  
  • 200 ml qumësht.

Për kremin: 

  • 6 të verdha veze,
  • 2 puding vanilje,
  • 4 lugë miell,
  • 15 lugë sheqer, 
  • 1 lt qumësht,
  • 250 gr margarinë,
  • 200 ml pana e ëmbël,
  • 50 gr kokos, 
  • lajthi të pjekura.

Përgatitja:

  1. Të bardhat e vezës i përziejmë deri në pikën ku të krijohet shkumë dhe më pas shtojmë sheqerin dhe i rrahim së bashku edhe për pak minuta.
  2. Shtojmë kokosin, miellin e përzier me pluhur për pjekje dhe masën e përziejmë me lugë.
  3. Masën e brumit e hedhim në kallëp 20x30 të lyer me yndyrë dhe të spërkatur me miell.
  4. Pjekim në 200 gradë për 5 minuta dhe më pas ulim temp. në 180 gradë edhe për 10 minuta.
  5. Panispanja duhet të ketë ngjyrë të verdhë të hapur kur të ketë përfunduar pjekja. 
  6. Pandispanja lihet të ftohet dhe më pas përvëlohet me 200 ml qumësht të nxehtë.

Për kremin:

  1. Në një enë më të thellë shtojmë 6 të verdha veze, të cilat i rrahim mirë me mixer me sheqerin, derisa të zbardhet masa.
  2. Në po këtë enë shtojmë pluhurin e pudingut, miellin dhe 200 ml qumësht të ftohtë, kurse pjesën tjetër, 1 litër e vëmë të vlojë.
  3. Kur qumështi të ketë vluar, e përziejmë me të verdhat e vezës dhe pudingun dhe i përziejmë derisa të trashet masa.
  4. Largojmë kremin nga zjarri dhe lëm9 të ftohet. Ne ndërkohë përziejmë margarinën e mbajtur në temperaturë dhome, derisa të bëhet masë kremoze.
  5. Margarinën e tundur e përziejmë me kremin e ftohtë tanimë të pudingut dhe përziejmë mirë derisa të homogjenizohet kremi. Tanim shtojmë dhe 200 ml pana të ëmbël të tundur më parë në shkumë të fortë dhe e përziejmë kremin me lugë (jo me mixer).
  6. Kremin e fituar në këtë mënyrë e shtojmë mbi pandispanjën e ftohur.
  7. Përsipër hedhim 50 gr kokos dhe pasi të ftohet mirë ëmbëlsira e presim në katrorë dhe mbi secilin katror shtojmë nga një lajthi të pjekur.

Ju bëftë mirë!

 

Marrë nga kuzhinashqiptare
Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit