Çokollata njihet tashmë si një armik i lëkurës, por nuk është vetëm ky produkti i cili acaron lëkurën e fytyrës.

Prandaj sot po iu sjellim një listë me produktet ushqimore të cilat janë shumë të zakonshme dhe i përdorin të gjithë në dietën ushqimore.

Kosi dhe qumështi
Produktet e ambalazhuara të qumështit përmbajnë hormone sintetike të cilat ndikojnë në aktivitet të tepërt të hormoneve në trupin tonë. Kosi mund të shkaktojë një inflamacion dhe në këtë mënyrë acaron dhe krijon akne.
 

Soja
Soja është një përbërës i cili fshihet në ushqimet që ju blini prandaj lexoni etiketën e prodhuesit. Pasi soja ka përmbajtje phytoestrogjeni i cili destabilizon hormonet trupore.

Vaji lulediellit

Vaji i lulediellit ka përmbajtje të lartë acidesh prandaj në jo pak njerëz shkakton irritim të lëkurës.
 

Kafeja
Kafeja ka përmbajtje kafeine e cila ka ndikim në reagimin mbrojtës të lëkurës. Kafeina mund të largojë magnezin dhe zinkun nga trupi juaj.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​