Një ndër ëmbëlsirat më të kërkuara në faqen tonë është dhe ajo e tiramisusë. Sot do t'ju mësojmë si ta bëni atë pa vezë. Serviret e ftohtë dhe jo më kot zgjodhëm ta ndanim me ju! Vera po vjen!

Përbërësit:

  • 250 ml pana për ëmbëlsira,
  • 500 gr krem djathi-mascarpone,
  • 100 gr sheqer pluhur,
  • 1 bustinë sheqer vanilje,
  • 250 ml kafe ekspres, 
  • 40 ml liker amareto,
  • 60 biskota Savoiardi,
  • 60 gr kakao. 

Përgatitja:

  1. Në kafen e zier dhe të ftohur shtojmë likerin amareto për aromë. Kjo është opsionale, për personat që e preferojnë, por mund ta bëni dhe pa atë.
  2. Panën për ëmbëlsira e tundim derisa të bëhet shkumoze, shtojmë sheqerin pluhur, sheqerin e vaniljes, mascarponen dhe disa pika lëng limoni.
  3. Njomim biskotat me kafen e ftohur dhe i radhisim ato në një tavë, enë mesatarisht të thellë.
  4. I lyejmë me kremin e përgatitur (hedhim një shtresë), shtojmë sërish biskota të njomura dhe sërish një shtresë krem.
  5. Në fund shtojmë kakaon pluhur dhe lëmë të ftohet për disa orë në frigorifer. Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ftohtë! Ju bëftë mirë!

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit