Për drekën e sotme kemi menduar ne të revistës Shije. Rizoto me lëng pule dhe kërpudha është pjata me të cilën do të dashuroheni. Ju ftojmë të ndiqni më poshtë hapat e përgatitjes!

Përbërësit:

  • 250 gr kërpudha të freskëta,
  • 1 lugë vaj ulliri,
  • 1 qepë,
  • 2 thelpinj hudhër të grirë,
  • 1 filxhan oriz,
  • 2 filxhan lëng perimesh,
  • ¼ filxhan majdanoz, 
  • piper i zi.

 

Përgatitja:

  1. Hidhni kërpudhat në një enë me ujë të nxehtë dhe lërini të ziejnë për 30 minuta.
  2. Pastaj, kullojini dhe pritini në copa të vogla.
  3. Në një tigan me vaj të nxehtë hidhni qepët dhe hudhrat. I trazoni derisa të zverdhen.
  4. Shtoni ½ filxhan me lëng pule duke e trazuar vazhdimisht dhe më pas gradualisht shtoni pjesën e mbetur. 
  5. Kur lëngu të fillojë të tretet shtoni majdanozin dhe piperin e zi. E shërbeni të ngrohtë! Ju bëftë mirë!

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit