Tava me perime është një vakt jo vetëm i shëndetshëm e i lehtë në përgatitje, por edhe shumë i shijshëm. Një pjatë që shkon përshtat me stinën dhe e cila ju nxjerr nga situata! 

Përbërësit:

  • 500 gr mish i grirë,
  • 1 qepë,
  • 500 ml salcë domate,
  • 50 gr bollgur,
  • kripë,
  • piper i zi,
  • majdanoz,
  • 3 patëllxhanë,
  • 2 kungullesha,
  • 3-4 domate,
  • vaj vegjetal.

Përgatitja:

  1. Skuqim qepën e prerë në vaj vegjetal dhe pastaj shtojmë mishin.
  2. Pasi mishi të jetë gati, shtojmë salcën e domateve, bollgurin, majdanozin, kripën dhe piperin e zi.
  3. Perimet i premë në formë rrethore me trashësi rreth 3 mm.
  4. Marrim masën e përgatitur dhe e vendosim në tepsi, mbi të shtojmë perimet e përgatitura me vaj vegjetal, kripë dhe piper të zi.
  5. Tavën e vendosni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius për 30 minuta. Ju bëftë mirë!

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit