Kjo sallatë me arra dhe avokado është ideale për të shoqëruar vaktin tuaj të drekës. E freskët dhe e lehtë, duhet ta përgatisni me patjetër!

Përbërësit:

  • 16 kokrra arra,
  • 2 avokado,
  • lëngun e një limoni,
  • 6 lugë vaj ulliri.

Përgatitja:

  1. Prisni avokadot përgjysmë, hiqini bërthamën, i qëroni dhe i pritni në copa të holla.
  2. I vendosni në pjatë, duke i hedhur sipër lëng limoni, vaj ulliri dhe arrat. Ju bëftë mirë!

 

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit