Nëse keni probleme me enët e gjakut, me zemrën apo me mëlçinë, atëherë duhet të ndiqni udhëzimet dhe të njiheni me një recetë e cila ju vjen në ndihmë të gjitha këtyre problemeve që ju shqetësojnë. Ky ilaç do t’ju mbrojë nga sulmi në zemër si dhe do të pastrojë të gjithë enët e gjakut nga lëndët toksike.

Përbërësit:

  • 15 limonë
  • 12 thelpinj hudhër
  • 1 kg mjaltë
  • 400 gr lakër
  • 400 gr arra


Përgatitja: 

Prejeni lakrën dhe hidheni në një kavanoz të pastër. Mbusheni me ujë dhe lëreni mënjanë për rreth 10 deri në 12 orë. Kullojini më pas dhe vendosini në një blender së bashku me hudhrat e qëruara dhe arrat.

Vendosni në të edhe 5 limonë së bashku me lëkurë. 10 limonët e tjerë shtrydhini mirë dhe shtojeni lëngun e tyre në përzierje. Lërini për disa minuta derisa të përftoni një masë homogjene dhe transferojeni atë në një enë.

Në fund, shtoni dhe mjaltin dhe përziejini me një lugë druri. Vendoseni përzierjen në kavanoza qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Lëreni të qëndrojë për 3 ditë dhe më pas mund ta përdorni duke marrë 1 deri në 2 lugë gjelle 30 minuta para çdo vakti ngrënieje (tre herë në ditë).

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit