Ndër shkaqet e humbjes së tonit dhe qëndrueshmërisë së gjirit janë padyshim tre faktorë kryesorë: plakja, ushqyerja me gji dhe humbja e peshës.

Sipas mjekësisë alternative që sponsorizon përdorimin e mjekimeve natyrore, disa receta dhe kompresa të bëra në kushte shtëpie janë padyshim më efikase dhe mund të përmirësojnë pamjen e gjirit. Kushtojini rëndësi përbërësve natyrorë, të cilët janë të padëmshëm dhe mund të përgatiten në shtëpi.

Maska natyrore për gjirin me vezë dhe qepë:

  1. Merrni të bardhën e vezës dhe e rrihni deri sa të krijohet shkuma
  2. Aplikoni këtë masë të butë në pjesën e poshtme të gjirit
  3. E lini të veprojë për 30 minuta
  4. Ndërkohë, prisni një qepë, shtypeni dhe shtrydheni për t’i nxjerrë lëngun.
  5. I shtoni lëngut të përftuar nga qepa, një gotë ujë.
  6. Lani gjinjtë me këtë ujë.
  7. Përsëriteni këtë proces 2 deri 3 herë në javë.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit