Kësaj rradhe Shije vendosi të ndalet tek ditëlindja e shumë përfolur në rrjetet sociale të këngëtares Xhensila Myrtezaji. Mes një feste plot ngjyra e miqsh ajo festoi ditëlindjen e saj të 25.

Vëmendjen tonë padyshim e tërheq torta. Nga fotot që vetë Xhensila na ka zbuluar, torta ka qenë dy katëshe ku gërshetohej ngjyra e bardhë dhe rozë, si për të simbolizuar edhe ardhjen shumë shpejt në jetë të një vajze.

Dy unaza në qender të tortës, nuk mund të kalohen pa u vënë re. Në mes qendron numri 7, i cili nënkupton se Xhensila është në muajin e shtatë të shtatzanisë.

Dallohet edhe një kornizë e argjendtë ku mbart foton e parë publike të çiftit, për lajmin e shumëpritur se një fëmijë do të vinte në jetë.

Në krye qendrojnë qirinjtë tradicionalë me numrat 2 dhe 5, teksa nuk mungojnë as trëndafilat e bardhë dhe rozë përreth tortës, si për ti shtuar veçantinë kësaj ëmbëlsire, në ditën e lindjes.

Një pusullë ku shkruhet: "Gëzuar ditëlindjen", është gjithashtu e pranishme në bazën e tortës.

E të mendosh që të gjitha këto janë të ngrënshme, kjo ja shton edhe më shumë lezetin.

A do e donit edhe ju një tortë të tillë, plot detaje simbolike?

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​