Kur ekspertët mjekësorë flasin për ushqimin që shkakton kancerin, mendohet të jenë substanca kancerogjene që përmbajnë ushqimet, si dhe kimikate që shkaktojnë kancer.

Ja cilat janë disa prej tyre

Domatet e konservuara

Domatja është një nga ushqimet më të shëndetshme që mund të hani, por nëse konsumoni domate të konservuara ju e ekspozoni veten drejt kancerit. Shumë kanaçe të domateve të konservuara janë bërë nga bisfenoli A, i cili njihet edhe si BPA. Ka prova që BPA ndikon në sistemin hormonal dhe rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe prostatës. Eliminoni mundësinë që këto kimikate të futen në trupin tuaj. Ju duhet të blini domate të freskëta! 

Buka e bardhë

Buka e bardhë shkakton një rritje të madhe të nivelit të sheqerit në gjak që mund të çojë në kancer. Një studim tregoi se njerëzit që hanë pesë feta bukë të bardhë çdo ditë kanë dyfishin e mundësisë për të marrë kancerin e veshkave sesa njerëzit që hanë një fetë e gjysmë. Është mirë të konsumoni bukë të zezë! 

Mishi i kuq

Konsumimi i mishit të kuq nuk do të thotë se ju do të prekeni nga kanceri, por ka një rrezik në rritje. Është veçanërisht e rrezikshme kur ruhet në një nxehtësi të lartë sepse  formon një kimik të njohur si amine heterociklike. Mishi i kuq përmban nitrate të cilat bëhen kanceroze kur konsumohen dhe konsumimi i tepërt rezulton në formimin e përbërjeve nitrozo që sulmon membranat mukozale të zorrës së trashë. Ushqimi i mishit të kuq duhet të jetë i kufizuar dhe të kthehet në konsumimin e peshkut! 

Miell i bardhë i përpunuar

Mielli i bardhë metabolizohet në trup si dhe sheqeri, megjithatë, i nënshtrohet një procesi të zbardhjes i cili është i dëmshëm për trupin tuaj dhe pas një periudhe të gjatë konsumimi, mund të krijojë qeliza të kancerit. Mielli i grurit është alternativa më e mirë sepse nuk kalon nëpër procesin e zbardhjes.

Mish i përpunuar

Mishi i përpunuar gjendet shpesh në tryezat tona, proshutë, sallam, ose të tjera. Kur mishi përpunohet, do të thotë se ajo trajtohet në një farë mënyre. Është një ushqim i konservuar, i tymosur, i thatë ose i trajtuar me nitrate. Studimet kanë treguar se nitratet janë të lidhur me disa lloje të kancerit dhe nëse nuk hani mish të përpunuar, aq më të pakta janë shanset për tu prekur nga kanceri.

Chips
Janë patate të skuqura që përmbajnë kimikatin e njohur si acrylamide, e cila ndodh kur niseshteja i nënshtrohet një temperature të lartë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar akrilamidin si kancerogjen, pasi studimet laboratorike kanë treguar se rrit rrezikun e kancerit.

Pijet e gazuara 
Lëngjet përmbajnë shumë sheqer, janë të larta në kalori dhe përmbajnë 4-metilimidazol, që i jep pijeve të buta ngjyrën e tyre kafe. Studimet kanë treguar se këto kimikate rrisin rrezikun e kancerit. Disa vende kanë filluar të nxjerrin ligje për kufizimin e përdorimit të 4-metilimidazolit.

Kokoshkat me mikrovalë
Problemi me kokoshkat nga mikrovala është se kokrrat janë të mbushura dhe të veshura me kimikate që nuk janë të mira për ne. Në disa raste, testet kanë treguar çlirimin e diacetil, një kimik toksik që ka qenë i lidhur me kancerin e mushkërive.

Alkooli
Konsumi i tepërt i alkoolit mund të çojë në kancer të trurit, laring, ezofag, mëlçi,stomak, prostatë, kancer pankreatik dhe kolorektal, sipas hulumtimeve. Arsyeja është se alkoli është formuar nga acetaldehidi që prish formimin e ADN-së dhe proteinave. Megjithatë, kjo nuk ndodh me verën e kuqe, e cila përmban resveratrol, e cila është e mirë për luftimin e kancerit. Është e rëndësishme që konsumimi të jetë i moderuar.

Ushqim skare
Pjesët e karbonizuara përmbajnë një sasi të madhe të amines heterociklike, të cilat ne i kemi përmendur tashmë në rastin e mishit të kuq. Minimizoni konsumimin e tyre.

Përshtati për Shije.al/ Adela.Zeneli

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit