Ju ka vajtur mendja për disa makarona me salcë brokoli? Atëherë jeni në vendin e duhur...

Receta më poshtë do jua bëjë edhe më të lehtë përgatitjen e saj 

Përbërësit:

  • 500 gr makarona
  • 200 gr brokoli
  • 150 gr djath parmexhano
  • kripë dhe piper i zi
  • pak majdanoz
  • 50 ml vaj ulliri

Përgatitja:

  • Si fillim në një tenxhere me ujë të valuar vendosni për të zierë brokolin. Më pas e kaloni në një blender dhe shtojini djathin.
  • Shtoni kripën, piperin, majdanozin dhe vajin e ullirit.
  • Trazojini mirë derisa të keni përgatitur një salcë.
  •  Salcën e kaloni në një enë të thellë dhe sipër i shtoni makaronat e ziera.
  • I përzieni mirë dhe shijojeni!

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​