Ngjyra e bukur e artë, korja e butë sipër dhe shija kremoze janë përparësitë kryesore të gatimit në mënyrë franceze të patatave. Ja si ti përgatisni ato: 

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 150 ml qumësht
  • 280 ml ajkë e ëmbël
  • 2 thelpi hudhra 
  • 100 gram djathë i fortë
  • kripë dhe piper i zi 
  • 1 lugë gjelle vaj 

Përgatitja:

  • Në një enë ngroheni në zjarr të ngadaltë qumështin, ajkën e ëmbël dhe hudhrën. 
  • Shtoni patatet e prera në rrathë, kripën e piperin. Ziejini të gjitha në zjarr të ngadalshëm për 5 minuta. Pastaj hudhrën largojeni nga masa dhe këtë të fundit hidheni në një enë të lyer me yndyrë, sipër hidhini djathin e grirë në rende dhe futeni në furrën e parangrohur në 180 gradë. 
  • Tava piqet për 60 minuta, ndërkohë që 10 minutat e fundit, temperaturën e çoni në 200 gradë, në mënyrë që sipër patateve të krijohet një kore e butë. 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​