Kemi hyrë në pranverë dhe lëpjetat i gjejmë shumë më lehtë, ndaj pse të mos gatuajmë një pite të shijshme me miell misri për drekë? Merrni përbërësit e hapat e përgatitjes dhe nisni punën!

Përbërësit:

Për brumin: 

  • 600 gr miell misri 
  • 1 pluhur për pjekje
  • 500 ml ujë i gazuar
  • 4 lugë gjelle vaj 
  • kripë

Për mbushjen: 

  • 500 gr lëpjeta të pastruara 
  • 3 vezë
  • 250 gr djathë lope
  • 3 lugë gjelle vaj

Për salcën:

  • 2 vezë 
  • 100 gr kos
  • 100 ml ajkë e thartë

Përgatitja:

  1. Ngroheni furrën në 200 gradë. Mbuloni tepsinë me letër për pjekje.
  2. Lëpjetat futini në ujë të vluar dhe lërini të qëndrojnë për 5-7 minuta, pastaj kullojini dhe pritini imët.
  3. I shtoni vezët, kripën, djathin e thërrmuar dhe trazojini mirë të gjitha me tel kuzhine.
  4. Me mikser, trazoni miellin e misrit, kripën, pluhurin për pjekje, vajin dhe 500 ml ujë të gazuar.
  5. Gjysmën e brumit hidheni në tepsinë e përgatitur. Në gjysmën e mbetur shtoni edhe 50 ml ujë të gazuar. Përziejeni me lugë.
  6. Mbi brumin e vendosur në tepsi hidhni masën me lëpjetë. Pasi ta keni rrafshuar mirë atë, shtoni sipër edhe pjesën e mbetur të brumit.
  7. Pitja piqet në furrën e parangrohur në 200 gradë, ndërsa pas 15 minutash temperaturën e zvogëlojmë në 180 gradë dhe e pjekim edhe për 30 minuta të tjera.
  8. Shërbejeni të ngrohtë! Ju bëftë mirë!

 

/Meshije

/Përshtatur nga Shije.al