Luleshtrydhet nuk janë vetëm të shijshme, por ato përmbajnë edhe shumë elementë të rëndësishëm dhe të nevojshëm për trupin, antioksidantë të ndryshëm, magnez dhe potasium. Megjithatë nuk është e thjeshtë që të zgjedhësh luleshtrydhet e duhura kur i blini.

Ne kemi disa këshilla që ju duhet t’i dini patjetër në momentin që do të blini herën tjetër luleshtrydhe:
 

Aroma

Mbi të gjitha ju duhet t’i kushtoni rëndësi aromës në momentin që i zgjidhni. Luleshtrydhet e mira kanë një aromë të fuqishme. Nëqoftëse era nuk ndihet edhe aq shumë, atëherë mund të mos jenë bio dhe të freskëta.
 

Ngjyra

Kini parasysh që luleshtrydhet e mira janë të kuqe të ndritshme. Në momentin që ato nuk kanë këtë ngjyrë, atëherë diçka nuk shkon me to. Kështu që mos i blini.
 

Forma dhe përmasa

Forma dhe përmasa e luleshtrydheve varet nga diversiteti i tyre, prandaj nuk ka këshilla specifike në këtë aspekt. Mos u tundoni të blini ato që janë më të mëdha në përmasa, pasi mund të mbushen me ujë. Gjithashtu, kushtojini vëmendje nëse janë të dëmtuara apo jo.
 

Gjethet

Edhe gjethet e luleshtrydheve tregojnë shumë për cilësinë e tyre. Nëse ato janë të thata dhe të zverdhura, kjo do të thotë që kanë qëndruar në rafte për shumë ditë me radhë.

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​