Janë padyshim një nga ëmbëlsirat më të mira me sherbet që mund të ekzistojnë. Shumë prej jush po pyesin veten "Do të na e jepni recetën apo çfarë" dhe në fakt, jo më kot jemi këtu! 

Ky artikull i dedikohet adhuruesve të ëmbëlsirave, për të cilët, ne të Revista Shije kujdesemi shumë të plotësojmë çdo kërkesë tyren. Tani jeni gati? Po fillojmë...

Përbërësit:

  • 2 gota ujë
  • 2 gota qumësht
  • 6 lugë gjelle vaj
  • 4 vezë
  • 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
  • 400 gr miell
  • pak kripë

Për sherbetin: 

  • 700 gr sheqer
  • 500 ml ujë
  • disa feta limoni

Përgatitja:

  1. Fillimisht përgatisim sherbetin, të cilin e ziejmë për 15 minuta dhe më pas e lëmë të ftohet.
  2. Pastaj vlojmë ujin bashkë me qumështin e vajin dhe me disa kokrra kripë.
  3. Shtojmë gradualisht miell dhe e përziejmë me pluhur pjekjeje. Vazhdojmë derisa të fillojë të ndahet nga tenxherja.
  4. Pastaj e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Pas ftohjes së brumit shtojmë vezët një nga një dhe miksojmë derisa të përftohet një brumë homogjen.
  5. Me brumin e përgatitur mbushim shiringën e posaçme për tullumba.
  6. Tullumbat piqen fillimisht në temperaturë të lartë. Pastaj temperatura ulet në mesatare dhe vazhdojmë i pjekim duke i rrotulluar në të gjitha anët.
  7. Tullumbat e pjekura i hedhim direkt në sherbetin e ftohtë. Ju bëftë mirë! 

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​