Jo të gjitha janë të spërkatura me të njëjtën sasi kimikatesh, por përpara se të blini frutat e mëposhtme duhet të jeni më dyshues. Shumë prej tyre janë toksike.

Sipas një studimi nga Consumer Reports, 85% e konsumatorëve mbarë botën janë të shqetësuar në lidhje me pesticidet në ushqimin e tyre. Nëse ju jeni në mesin e tyre dhe përpiqeni t’u shmangeni produkteve të modifikuara gjenetikisht, ja cilat janë frutat dhe perimet më të dëmtuara nga pesticidet.

Molla, luleshtrydhet, nektarinat dhe pjeshkët janë frutat të cilat spërkaten më shumë me të tilla kimikate. Më shumë se 62 substanca hidhen mbi këto fruta dhe më shumë se 98% e frutave të lartëpërmendura janë të injektuara. Tregoni kujdes!

 

Copyright shije.al/ Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit​