Mund ta kishit dëgjuar këtë emër për makaronat, por mësoni se ka edhe një mënyrë të thjeshtë për të bërë sallatë karbonara.

Përbërësit

  • 270 gr lulelakër
  • 250 gr lakër (lakra brukseli)
  • 1 mollë
  • 180 gr kungull
  • 180 gr pançetë
  • 1 lakër (lakër ‘indivia’)
  • 120 gr karotë
  • 70 gr spinaq
  • 4 vezë (të verdhat)
  • djathë (i grirë)
  • limon
  • verë e bardhë
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper
  • 250 ml qumësht

Përgatitja

  • Pastroni lakrat e brukselit dhe vendosini të ziejnë bashkë me lulelakrat në ujë të valuar dhe të kriposur.
  • Prisni kungullin në copa dhe skuqeni pak në një tigan me pak vaj ulliri dhe kripë për 5-6 minuta. Hidhni pak verë të bardhë dhe lëreni për 2 minuta. Qëroni karotat dhe prejini në shirita të holla, bashkë me lakrën indivia dhe spinaqin.
  • Qëroni mollën dhe e prisni në feta. Skuqeni në tigan për 3 minuta me pak vaj ulliri. Shtoni edhe lëngun e gjysmës së limonit.
  • Përziejini këto përbërës në një tas dhe sallatën në fund spërkateni me pak lëng limoni.
  • Përgatisni edhe salcën karbonara. Zieni qumështin, rrihni mënjanë vezët me kripë, piper dhe një lugë gjelle djathë të grirë.
  • Shtoni qumështin e ngrohtë mbi të verdhat e vezëve, kthejeni në zjarr dhe lëreni deri sa salca të trashet.
  • Fikni zjarrin dhe lëreni të pushojë. Prijeni pançetën në copa dhe skuqeni për 5-6 minuta në tigan me pak vaj. Shtojani sallatës, bashkë me salcën.

Copyright shije.al / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit